970×90
970×90
970×90
970×90

Lëvizja Vetëvendosje e quan takimin Arifi-Gjuriq antikombëtar, jep katër pikat e saja për dialog legjitim

Lëvizja Vetëvendosje e quan takimin Arifi-Gjuriq antikombëtar, jep katër pikat e saja për dialog legjitim

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar takimin mes Avni Arifit dhe Marko Gjuriq në Berlin si antikombëtar. Ajo ka reagur ashpër kundër këso takimeve të fshehta.

Po ashtu partia e dytë më e madhe në Kuvendin e Kosovës ka thënë se presidenti Thaçi po mundohet të ngjallë projektin e ‘’Zajednicës” me takime të shumta të fshehta të cilat po ashtu i cilëson antikushtetuese.

Tutje, në reagimin e saj zyrtar ka thënë se dialogu nuk mund të jetë ligjitim dhe demokratik pa i ndjekur këto katër hapa:

 1 – Shqyrtimi i marrëveshjeve të deritashme dhe vlerësimi i dialogut 2011-2017

2 – Përcaktimi paraprak i qëllimeve të Kosovës në këtë dialog që bëhen kërkesa ndaj Serbisë.

Pas këtyre, zgjedhje të reja dhe legjitimim të institucioneve demokratike që e drejtojnë dialogun. Dhe, dy hapa tjerë pastaj:

3 – Përgatitje e platformës ku përcaktohen parimet, temat e panegociueshme e ato të ngutshme për t’u trajtuar në dialog.

4 – Formimi i një ekipi negociator gjithëpërfshirës, me udhëheqje kredibile e strategji/

Related posts