970×90
970×90

Pranë fotografisë me veturën super-luksoze, Majk: Kam qenë duke biseduar me Zotin për shumë kohë

Pranë fotografisë me veturën super-luksoze, Majk: Kam qenë duke biseduar me Zotin për shumë kohë


Reperi Majk është një personazh mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.

Shpesh, ai publikon për fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria, duke treguar mënyrën se si ai i kalon ditët e tij të zakonshme.

Së fundmi, reperi ka pozuar pranë veturës së tij luksoze, teksa në mbishkrimin e saj ka lënë një shkrim kontrovers.

“Kam qenë duke biseduar me Zotin për shumë kohë, nëse shikoni në jetën time, mendoj që Ai po më përgjigjet. Elhamdulilah”, kanë qenë fjalët e Majkit në Instagram.

I njëjti ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Majk përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Malena”, të cilën e solli në bashkëpunim me Getoar Selimin. 

Related posts