Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar shqiptarët në Maqedoni për miratimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe.
Veseli ka thënë se ky është një hap i përmbushjes së një të drejte legjitime thelbësore.
“Urimet më të përzemërta për bashkatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit të Gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.