Udhëheqësit e BE-së do të konfirmojnë konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane mbi zgjerimin gjatë Samitit të Brukselit, i cili fillon nesër.
Këshilli thekson se bëhet fjalë vetëm për konfirmimin e konkluzioneve pa diskutim, apo vendime të tjera nga drejtuesit e shteteve anëtare për procesin e zgjerimit.
Samiti i liderëve të BE-së në Bruksel fillon në orën 15.00 dhe aty pritet miratimi i konkluzioneve mbi buxhetin afatgjatë të BE-së, ndryshimet klimatike, dezinformimin dhe kërcënimet hibride.
Presidentët dhe kryeministrat e BE-së do të diskutojnë gjithashtu për çështjet e jashtme dhe një vendim pritet të shtrijë sanksionet ndaj Rusi edhe për gjashtë muaj.
Në pjesën e parë të takimit pritet konfirmimi i konkluzioneve ministrore mbi zgjerimin.
Në fund të takimit, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të informojnë krerët e BE-së mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me Brexit, duke përfshirë përgatitjen e BE-së për skenarin që Britania të largohet nga BE-ja pa marrëveshje, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.