![Aksidentohen dy kamionë në magjistralen Prishtinë-Gjilan](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/06/kolina2.jpg)
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasditës së sotme ku janë përfshirë dy kamionë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan gjegjësisht një kilometër para liqenit të Livoqit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Policisë së Kosovës ndërsa ende nuk është raportuar për ndonjë të lënduar..
Lexues të Gazetës Projekti kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen kamionët e aksidentuar ndërsa nuk dihet ende se si ka ndodhur ky aksident i cili ka shkaktuar kolonë tri kilometërshe.
![](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/06/kolina2-1024x768.jpg)
![](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/06/kolona-1024x768.jpg)