
Tayna është bërë fytyra e njërës prej kompanive më të mëdha të vendit.
Tayna është duke kaluar momentet më të suksesshme të karrierës së saj deri më sot.
Dje reperja nga Prizreni ka publikuar këngën e saj të re ‘Caliente’ e cila arriti mbi një milion klikime brenda ditës.
E suksesi i saj në muzikë duket se i ka ndihmuar këngëtares të bëhet fytyra e kompanisë ‘Prince Instant’.
Gjatë një interviste për ‘Prive’ reperja konfirmoi së është imazhi i ri i kompanisë së kafes ‘Prince Instant’ dhe tha se do t’i xhirojë rreth gjashtë reklama brenda vitit.
