Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova është shprehur se BE po investon në Kosovë, por këto ndihma financiare duhet të kanalizohen.
Apostolova është shprehur se Kosova është numri 2 i të ardhurave për kokë banori në gjithë botën sipas fondeve të BE-së.
“Kosova është demokracia më e re, Kosova është vetëm 10 vjeçe. Institucionet tuaja, shtetësia juaj gjithçka që po zhvilloni është për herë të parë. Pra, ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Kjo është arsyeja pse Kosova është numri 2 për kokë banori sa i përket fondeve tona në të gjithë botën. Pra, në Kosovë shpenzojmë numrin e dytë më të madh të investimeve. Ajo radhitet pas Palestinës për thithje fondesh”, tha Apostolova.
Më tutje ajo ka deklaruar se Kosova duhet t’i ketë kapacitetet për të shfrytëzuar këto para.
Pra, po sjellim këtu një shumë të madhe parashë, 100 milionë në vit, që është një ndihmë shumë e madhe. Por, ju gjithashtu duhet të keni kapacitetet për të shfrytëzuar këto para”, ka deklaruar ajo
Apostolova në një intervistë për Televizionin Publik ka elaboruar pse është e nevojshme të luftohen punësimet pa merita, korrupsioni dhe krimi i organizuar.