Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në takim nga presidenti i Francës, Emannuel Macron.
Thaçi në një postim në Facebook ka njoftuar se Macron do të vizitoj Kosovën në të ardhmen.
Ja postimi i Thaçit:
Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.
Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.
Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.
Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.
E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.
Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës. HTH