970×90
970×90
970×90
970×90

Seriali “Chernobyl”, më i vlerësuari i të gjitha kohërave

Seriali “Chernobyl”, më i vlerësuari i të gjitha kohërave


“Chernobyl”, ekranizimi i frikshëm i HBO-së i katastrofës më të tmerrshme nukleare në historinë e njerëzimit, është ngritur në pozitën nr. 1, në renditjet televizive të të gjitha kohërave në IMDB, vetëm disa ditë pas përfundimit të serialit të limituar.

Nga e marta “Chernobyl” e kishte një vlerësim mesatar prej 9.7 yjeve (nga 10) nga rreth 140.000 përdorues në faqen e dedikuar nga Amazon. Seria e kufizuar me pesë episode e përfundoi shfaqjen e vet në HBO më 3 qershor.

Për momentin, kjo e vendos serialin “Chernobyl” përpara serialit të AMC “Breaking Bad” (9.5), atij të BBC-së “Planet Earth II” (9.5), të HBO-së “Band of Brothers” (9.5), serialit origjinal “Planet Earth” (9.4), atij të HBO-së “Game of Thrones” (9.3) dhe serialit të HBO-së “The Wire” (9.3), sipas renditjes së vlerësimit të serialeve televizive në IMDB. (Rotten Tomatoes i Fandangos aktualisht nuk ofron vlerësim të publikut për “Chernobyl” .

Kritikja televizive e Variety, Caroline Framke, në shqyrtimin e saj të serialit, shkroi: “Në vend që të shpërthenin në momente shokuese, shkrimtari Craig Mazin dhe regjisori Johan Renck e ndërtuan një shqetësim të vazhdueshëm dhe përvjedhës duke e lejuar shkallën e mizorisë të zhytet në një gravitet të tmerrshëm.”

“Chernobyl” e dramatizon historinë e shpërthimit masiv të impiantit të energjisë bërthamore në Ukrainë më 26 prill 1986, i cili liroi material radioaktiv në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë dhe arriti deri në Skandinavi dhe në Evropën Perëndimore. Seria e kufizuar u xhirua në vendin e ngjarjes në Ukrainë dhe në një central bërthamor pjesërisht të çmontuar në Lituani.

Related posts