Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”.
Në këtë forum, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diksutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.
Në ‘Bratislava Forum’ të GlobSec’ presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, thuhet në komunikatë.
Presidenti Thaçi gjatë këtij forumi pritet të takohet edhe me diplomatë të vendeve të tjera.