970×90
970×90

Thaçi e Vuçiq takohen kokë me kokë në Bratislavë

Thaçi e Vuçiq takohen kokë me kokë në Bratislavë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Parisit.

Takimi mes Thaçit e Vuçiq, me ndërmjetësim të BE-së, do të mbahet në kuadër të konferencës GlobSec, që do të mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, kështu kanë bërë të ditur burime për lajmi.net.

Sipas këtyre burimeve dy presidentët do të flasin në konferencë për gjasat e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kujtomë se më 1 korrik, do të mbahet Samiti i Parisit, me ftesë të presidenti francez Emannuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

Related posts