
Protesta e djeshme solli shënoi incidente edhe të protestuesit. Ened Bostani është 29-vjeçari i cili fillimisht u raportua se kishte marrë një plumb në këmbë. Ai ishte duke filmuar protestuesit dhe për një moment ishte shembur në tokë.
“Isha duke filmuar protestuesit tek hyrja e Parlamentit më kurriz nga Policia dhe aty kam rënë në tokë dhe pas kësaj nuk kam parë më asgjë. Shkova në spital nga ku më dhanë ndihmën mjekësore”.
I riu momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë prej ku ka folur dhe për dëmtimet e marra: “Në këmbë kam marrë pjesë metalike që mi fshehën në spital. Isha i vetëdijshëm për çdo gjë që më bënin. Do marr prap pjesë në protestë edhe sikur me paterica të shkoj. Kam qenë emigrant dhe jam kthyer prej 3 vitesh, tashmë jam emigrant në shtetin tim. 3 vite që jam kthyer nga emigrimi”.