![Autostrada e re shndërrohet në pikë turistike](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/06/ADA6ACFF-1C37-4F4F-A6EE-426370060A16.jpeg)
Qytetarët kanë nisur të vizitojnë autostradën “Arbën Xhaferi”.
Autostrada me e re në Kosovë, “Arbën Xhaferi”, me urën me të gjatë në Ballkan, e cila është gjashtë kilometra e gjatë dhe 30 metra e lartë, është kthyer tani në atraksion.
Kjo urë u mundëson vizitorëve që ta shohin Grykën e Kaçanikut dhe bukuritë natyrore të vendeve përreth, raporton Klan Kosova.
Qytetarët po ndahen të kënaqur me pamjen që i shohin nga ura në fjalë.