970×90
970×90

Presidenti Thaçi viziton Tuzin, takon kryetarin Nik Gjeloshaj

Presidenti Thaçi viziton Tuzin, takon kryetarin Nik Gjeloshaj


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Budvë të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure“.

Ky Forum i Sigurisë “To be Secure” organizohet nga Këshilli Atlantik, nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.

Por presidenti Thaçi gjatë udhëtimit për qytetin bregdetar Budva, është ndalur edhe në komunën e Tuzit ku ka takuar kryetarin e saj Nik Gjeloshajn.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook;

Në Tuz, rrugës për në Budvë, e takova kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj. Kryetarin Gjeloshaj e urova për fitoren në zgjedhje dhe i dëshirova suksese në detyrën e madhe për ndërtimin e institucioneve, që do të punojnë për të gjithë tuzjanët. HTH

Related posts