970×90
970×90

Voglushja që përloti publikun!

Voglushja që përloti publikun!

Kam lindur 07 maj 2011, në Hanin e Elezit nga baba Blerimi dhe nëna Synavere dhe kam një vella më të vogël . Si fëmijë i vogël jam rritur me tregimet e prindërve dhe gjyshit për historitë e shumta të Hanit të Elezit dhe fshatrave për rreth, për vrasjen e kusheririt të tij Izet Bushi në ushtrinë Jugosllave, për burgosjen e shumë të rinjëve të kësaj ane, për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare dhe trimëritë e shumta të bijve më të mirë të Hanit të Elezit.

Këto rrëfime më kanë nxitur që si nxënêse të recitoj poezi për dëshmorët e kombit, por mbi të gjitha më pëlqen monologu, sepse aty mund të shfaq gjithë pasionin tim që kam për artin dhe aktrimin.

Aktualisht jam në klasën e dytë në shkollën fillore “Ilaz Thaqi ” në Han të Elezit, dhe si nxënëse e kësaj shkolle kam recituar në shumë Akademi Perkujtimore, përvjetore të ndryshme dhe ditën e shkolles. Në garën Komunale për aktrim, kam zënë vendin e parë dhe tani përfaqësoj komunën tonë në garat Republikane. Poezi dhe monologje të ndryshme kam deklamuar edhe në TV- të e ndryshme të Kosovës, ndërsa ky i fundit, «Ikje nga Liria» të autorit Metush Zenuni, i cili u shfaq në RTV21, emisioni ODEON, ka pasur shume pėrkrahje dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente nga portale të ndryshme në rrjetet sociale.

Meqë këtë verë unë dhe familja ime do të shpërngulemi në Norvegji, misioni im në të ardhmen është që të futem në botën e artit, aty ku mendoj se falë talentit dhe punës time, rezultati nuk do të mungojë. I përcjell me shumë vëmendje artistët Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Çun Lajçi, Basri Lushtaku,Armend Ballazhi e shumë artist tjerë dhe një ditë ëndërroj të bëhet si ata.
Edhe pse për një kohë do të jetojë jashtë atdheut, megjithate nuk do ta harrojë kurrë vendin ku kam lindur e ku jam rritur, vendin ku mësova hapat e parë të aktrimit dhe botës së artit!

Related posts