Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, se në Kosovë ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.
Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se “ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve” dhe se status-quoja nuk është mundësi.
“Keni të bëni me njerëz që vijnë nga mali, të cilëve nuk u intereson nëse është gjendje lufte apo jo dhe kjo më frikëson”, ka qenë deklata e Brnabiq në prani të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Serbi, Samom Fabrici.
Për deklaratat e Brnabiqit gjatë ditës ka pasur reagime të shumta nga krerët e institucioneve në Kosovë. MPJ ka thënë se s’do t’i lejojë hyrjen në Kosovë Brnabiqit teksa vazhdon me gjuhë të tillë.
Brnabiq i ka bërë këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi dje që BE-ja tadënojë dhe të distancohet nga kjo gjuhë e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.