Kënga më e re nga Capital T dhe reperi francez, Moe Phoenix, pritet të publikohet të premten në versionin audio, kurse të shtunën me videoklip.
Kjo u bë e ditur nga vetë reperi përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në Instagram.
“Mercy të premten 00:00/ video të shtunën 12:00”, ka shkruar ai krahas imazhit të përbashkët me kolegun e tij.
Kapo është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit që është një version i ri të hitit të dikurshëm të bendit “TNT”, “200 ditë”. Për një javë kënga ka grumbulluar mbi tre milionë shikime.
Reperi gjatë këtij muaji të shenjtë kishte shtruar darkë për 310 persona, madje dhuroi edhe një banesë në vlerë 30 mijë euro për bamirësi te “Jetimat e Ballkanit”.