
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” ka thënë se kjo vepër moderne i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës por tërë rajonit.
“Është privilegj të jemi bashkë në hapjes e kësaj vepre madhore që na ofron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Europën”.
Haradinaj ka thënë që përkundër sfidave që kanë hasur nuk janë ndalur deri në përfundimin e autostradës.
“Përkundër sfidave ne nuk jemi ndalur, falënderojmë edhe Bechtel Encan për këtë punë që kanë bërë”.