
Në aksionin e sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të përqëndruar kryesisht në veri të Mitrovicës janë arrestuar 19 punonjës të policisë, 11 prej tyre të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.
Po ashtu janë konfiskuar edhe gjëra të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova materiale si armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash.
Mediat serbe kanë publikuar emrat dhe fotografinë e njërit prej policëve që u arrestua në aksionin e sotëm të policisë në veri të vendit, transmeton Reporteri.net.
Bëhet fjalë për policin Veroljub Dimitrijeviq, fotografitë e të cilit janë publikuar më poshtë:



