
Aksioni i IPK-së mëngjesin e sotëm në bashkëpunim me Policinë e Kosovës , ka hasur në një rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, që ka rezultuar me shumë të plagosur e të arrestuar.
Në këtë aksion janë arrestuar 19 zyrtarë policorë dhe 9 qytetarë, raporton Insajderi.
Gazeta Insajderi, merr vesh nga burimet të saj emrat e 19 zyrtarëve policorë të arrestuar në aksionin e sotëm.
Ata janë: Izet -, Ramadan Rrustemi, Reshat Kuqi, Besim Merovci, Albert Maxhuni, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Oliver Kozmanoviq, Blagoje Lazoviq, Jasno Doroviq, Verelub Dimitroviq, Ana Bosovie Baraq, Krista Subotiq, Zvezdan Spasojeviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Abdurrahim Hoxhiq, Biljan Medelkoviq, Milja Mileneviq.
Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.
Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor ka vazhduar deri para disa minutash.
Përveç arrestimeve, operacioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e dëshmive relevante, përfshirë edhe armë të gjata.