
Që nga mëngjesi i sotëm njësitet speciale të Policisë së Kosovës po zhvillojnë një operacion për arrestimin e të dyshuarve për kontrabandë dhe krim të organizuar.
Deri në këtë moment janë arrestuar 13 persona, prej të cilëve edhe zyrtarë policorë e doganierë, shkruan Reporteri.net.
Një video tregon momentin kur Policia e Kosovës u fut në ambientet e Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi disa zyrtarë policorë të nacionalitetit serb.
Aty shihen pamje si në filma, ku dhjetëra zyrtarë policorë me armë të gjata arrestojnë kolegët e tyre që dyshohet të jenë të përfshirë në krim të organizuar.
Sidoqoftë, këtij aksioni u mundua t’i jepet kahje politike nga Qeveria e Serbisë, mirëpo kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ta që të mos i pengojnë përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar.
Ndryshe, katër zyrtarë policorë raportohet të jenë plagosur dhe po marrin tretman në Spitalin e Mitrovicës.