970×90
970×90

Kadri Veseli kallëzon penalisht grupin e fajdeve: Do t’i shkoj deri në fund

Kadri Veseli kallëzon penalisht grupin e fajdeve: Do t’i shkoj deri në fund


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me videon e publikuar së fundi të një grupi që dyshohet se merret me fajde.

Një prej personave në video shihet duke përmendur emrin e kryetarit të PDK-së, madje në një rast duke folur për një shifër prej 200 mijë eurosh që ‘pretendohet se i ishte dhënë atij’.

Veseli, shkruan Periskopi, i kishte mohuar këto akuza edhe në një konferencë për medie sot në mëngjes. Ai deklaroi se do të jepte dorëheqje po qe se vërtetohej përfshirja e tij në këtë rast.

Tash, ai thotë që ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për shkak të keqpërdorimit të emrit.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet.

Related posts