970×90
970×90

Kurti e Mustafa, nisin punën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Kurti e Mustafa, nisin punën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj


Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa janë takuar gjatë ditës së sotme.


Lajmin e ka bërë të ditur kreu i VV-së, Albin Kurti i cili ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për situatën politike në vend dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Kurti ka konfirmuar se të dy këto parti janë pajtuar për hapat e nevojshëm për rrëzimin e Qeverisë.

“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, ditë më parë kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se do të zhvillojë takime edhe me partinë tjetër opozitare PSD për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Related posts