970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Më shumë se dy miliardë franga transferohen në Kosovë nga mërgimtarët

Më shumë se dy miliardë franga transferohen në Kosovë nga mërgimtarët


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka javën e kaluar qëndroi në Zvicër, ku në bashkëpunim me ministrin zviceran, Guy Parmelin kanë themeluar “Dhomën e Tregtisë”. 

Krijimi i kësaj dhome ka për qëllim që të rrisë investimet zvicerane në Kosovë, transmeton Indeksonline. Gjatë qëndrimit atje, mediumi zviceran “NZZ” bëri një intervistë me ministrin Lluka. Ky bashkëbisedim ishte i fokusuar më shumë në qytetarët kosovar që jetojnë në Zvicër. 

“Në valixhet e ‘shacave’ siç i quajnë shpesh të afërmit në Zvicër – nuk ka vetëm djathë dhe çokollata për familjar por edhe shumë para. Çdo vit më shumë se dy miliardë franga rrjedhin në vend nga kosovarët e huaj, gjysma me transfere bankare dhe me transport fizikë.”, tha Lluka. 

Por ministri nuk është i kënaqur se ku po shkojnë parat.  Sipas tij në vend që paratë të shkojnë në investime, kosovarët i vënë në konsum. 

“Nëse do të kishim më shumë mallra në vend, këto para mund të nxisin në rritje të ekonomisë.”, tha Lluka./I

Related posts