970×90
970×90

Haradinaj: Urime Kosovë, liberalizimi i vizave po ndodhë, Gjermania na tha PO

Haradinaj: Urime Kosovë, liberalizimi i vizave po ndodhë, Gjermania na tha PO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave,


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shpërndarë një publikim të ministrit të brendshëm gjerman, Seehofer, i cili e konsideron të justifikueshme kërkesën e Kosovarëve për të lëvizur lirshë.

“Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave. Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Ai tutje ka shtuar se mbështetje të madhe për këtë proces ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazi, ndërsa të njëjtin vlerësim e ka dhënë edhe Komisioni i BE’së.

Haradinaj ka përfunduar se Kosova e ka marrë ‘PO-në’ e madhe nga Gjermania, derisa në fund ka uruar qytetarët.

Related posts