![Aksion i madh i policisë në Prishtinë, arrestohet bosi i bastoreve dhe kazinove](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/05/7234F17C-D6C9-4C57-9159-AC4405A66BF4.jpeg)
Pak minuta më parë Policia e Kosovës ka realizuar një operacion arrestimi në lagjen “Marigona” në Prishtinë.
Me këtë rast sipas burimeve të Indeksonline është arrestuar bosi i disa bastoreve dhe kazinove të njohura, me emrin ‘Curri’ nga Mitrovica, Ismet Osmani.
Po ashtu gjatë këtij aksioni është arritur të arrestohen edhe dy bashkëpunëtorë të Currit, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.
Në bazë të burimeve të Indeksonline në arrati është edhe Rrahim Hashimi.
Ky operacion po udhëhiqet nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike.