
Reprezentuesi brazilian dhe sulmuesi i ‘The Reds’, Roberto Firmino, është duke u rikuperuar në kohë për ndeshjen e madhe.
Firmino duket se po e fiton garën me kohën për tu rikthyer në gjendjen e duhur fizike dhe të jap kontributin e tij.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet lojtari, i cili përmes rrjetit social, ‘Instagram’, ka ngarkuar një ‘Instastory’ ku ai shihet duke u stërvitur, përcjell lajmi.net.
Liverpool kanë edhe dy javë kohë për përgatitje para se të përballen me skuadrën e Tottenham Hotspur, në ‘Wanda Metropolitano’.
Kujtojmë se Firmino së fundmi është ftuar edhe nga kombëtarja e Brazilit, për ndeshjet e Kupës së Amerikës.