
Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur sonte në Prishtinë, me ç’rast ka edhe të plagosur.
Në këtë përleshje janë therur me thika dy ose më shumë persona.
Në video shihet se kanë shkuar edhe ambulancat për të marrë personat e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësen e policisë, Flora Ahmeti por ajo ka thënë se për momentin nuk mund të thonë asgjë për rastin, derisa të marrin informatat.