
Filloi me një orë vonesë e deputetët shpejt shkuan në pauzë pasi nuk kishte kuorum, tani ka dështuar seanca.
Ka dështuar seanca e Kuvendit të Kosovës ku ishte paraparë të votoheshin pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtur më 30 janar, 28 shkurt, 7, 12, 13 e 28 mars, dhe 11 prill.
Seanca e filluar në ora 10:00 të mëngjesit ishte ndërprerë në mungesë kuorumi.
Me tu kthyer nga pauza kryesuesja e seancës Aida Dërguti, pas kthimit nga pauza tha se seanca e sotme ndërpritet për shkak se s’ka kuorum.