
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ka thënë se ata që e kanë sjellë Telekomin e Kosovës në gjendjen çfarë është aktualisht nuk kanë për të shpëtuar lehtë.
“Ata që kanë hyrë në gjynah me Telekomin dhe punëtorët nuk kanë për të shpëtuar lehtë”, është shprehur ai në RTK.
“Ata që kanë sjellë në këtë gjendje kanë për t’u përballur me drejtësinë”, ka paralajmëruar deputeti.
“Secili nga ata punëtorë ka familje dhe për çdo ditë ata e kanë brengën se çka po ndodhë me ta”, ka thënë Haxhiu.
Sipas tij, Telekomi i Kosovës është aset nacional dhe aty është në pyetje siguria kombëtare.