
Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka akuzuar presidentin Thaçi për gjendjen në Telekomin e Kosovës.
Ai ka thënë se është pikërisht presidenti Thaçi ai që qëndron prapa kontratës së Telekomit me Z Mobile, e që sipas tij është arsye e krizës në telekom, raporton lajmi.net.
“Kontrata e Telekomit me Dardafone dhe Dardafone.net si dhe ajo me Z Mobile është krim i organizuar, si dhe faktor kryesor i krizës aty. Z Mobile ia placket mbi qerekun e të hyrave Telekomit të Kosovës. Prapa Z Mobile qëndron presidenti Thaçi”, ka thënë ai.
Madje sipas Kurtit, ka ardhur koha që Policia e Prokuroria të veprojë për gjendjen në Telekom.
“Z Mobile është kali i Trojës që gjarpri ia imponoi si dhuratë Telekomit të Kosovës. Në këtë rast, prokuroria dhe policia duhet të veprojnë”, ka thënë në fund Kurti.