970×90
970×90
970×90
970×90

Naim Bazaj, merr përkrahjen e Xhavit Halitit dhe Adem Grabovcit

Naim Bazaj, merr përkrahjen e Xhavit Halitit dhe Adem Grabovcit

Naim Bazaj është kthyer në qendër të vëmendjes përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës. Kësaj radhe zyrtarë të lartë të kësaj partie janë duke i kërkuar që të bëjë gjithçka për të fituar në zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Drenas.

Në një video të publikuar sot nga vetë Bazaj, shihet ku ai merr ‘bekimin’ nga niveli qendror i PDK-së, për t’u zgjedhur kryetar i kësaj partie në Drenas.

Kjo video, paraqet Adem Grabovcin, Xhavit Haliti, Enver Hoxhajn e të tjerët duke folur fjalë të mëdha për Naim Bazajn, dhe duke treguar arsyet pse ky e meriton të jetë kryetar i degës së PDK-së në Drenas.

“Udhëheqës institucional sa dush ka por shpirtëror, qe. Enveri e ka pa qysh u kon por po të them shumë sinqerisht se na ke shti borxh, dhe unë personalisht nuk do të ta harroj kurrë. Ti na ke shpëtuar, angazhimi juaj dhe i të tjerëve është kthyer në një gjendje krejt tjetër”, thotë Adem Grabovci.

Ndërsa Enver Hoxhaj i thotë Bazajt se nëpërmjet lajmeve është njoftuar me aktivitetin dhe punën e Bazajt në Drenas.

“I përcillja lajmet dhe e dija aktivitetin që e ke në Drenas, e dija punën që e kë bërë në Drenas e shihja shumë legjitime dhe të drejtë, sepse ne s’jemi parti komuniste ne jemi demokrat, ti je kryesues i asamblesë, ke ambicie me u bë kryetar komune dhe është krejt e natyrshme ajo farë punë”, pohon Hoxhaj.

Përkrahësit e Bazajt e kanë bërë këtë  video  të cilës ia kanë montuar edhe pjesë ku kryeparlamentari Kadri Veseli, në një tubim të mëhershëm të kësaj partie i pati pyetur qytetarët se a pe doni Naim Bazën?

Kjo video, vjen edhe si një diss i Naim Bazajt për kryetarin aktual Ramiz Lladrovci me të cilin ai kishte pasur përplasje disa herë në të kaluarën.

Kujtojmë se ky nuk është fillimi i ‘konfliktit’ mes Bazajt dhe Lladrovcit. Ai ka nisur dy vite më parë, kur Naim Bazaj fillimisht kishte paralajmëruar se do të shpallte kandidaturën si kandidat i pavarur për të parin e Drenasit, ndërsa pak më vonë para masës, kishte dalë me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, duke thënë se është tërhequr nga gara dhe se do të mbështesë PDK-në dhe ish-diplomatin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovcin.

Pikërisht nga ky tubim edhe është bërë montimi i videos të cilën po ua sjellim më poshtë. Duket se PDK, do t’i ‘dëgjojë’ qytetarët të cilët dy vite më parë e kanë kërkuar Bazajn si të parin e tyre, ndërsa, ai i pati ‘tradhtuar’ duke e përkrahe PKD-në dhe Ramiz Lladrovcin.

Kujtojmë se ditë më parë në nëndegën e PDK-së në Raushiq të Pejë, militantët e kësaj partie ishin përleshur mes vete me karrige./Insajderi.com

Related posts