970×90
970×90

Qeveria ndan 57 mijë euro për pagesën e punonjësve në rezidencën “Ibrahim Rugova”

Qeveria ndan 57 mijë euro për pagesën e punonjësve në rezidencën “Ibrahim Rugova”


Qeveria e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

Gjatë kësaj mbledhje, qeveria ia ka vazhduar mandatin Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë.

Është aprovuar edhe procesverbali i mbledhjeve 93 dhe 94 të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve rreth 57 mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.

Related posts