
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ish eprorin e UÇK-së Naim Malokun.
Maloku ka qenë edhe deputet i AAK-së, parti të cilën e drejton Haradinaj.
Kryeministri ka shkrua në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook se Maloku një jetë të tërë i ka shërbyer Kosovës.
“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjës shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë ishte në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.