970×90
970×90

Gazetari i njohur raportohet të jetë ftuar nga Gjykata Speciale

Gazetari i njohur raportohet të jetë ftuar nga Gjykata Speciale


Edhe një person në Kosovë është ftuar nga Gjykata Speciale.


Gazetari i njohur, Nuhi Bytyçi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u marrë në pyetje.

Bytyçi është ftuar gjatë ditës së sotme, në cilësinë e dëshmitarit, raporton lajmi.net.

Bytyçi ka qenë gazetar në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

Ditë më parë, në ambientet e ambasadës së Kosovës në Zvicër, Bytyçi ka bërë edhe promovimin e librit të tij, të titulluar “Libri i Luftës”.

Disa nga të ftuarit e Speciales…

Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara nga muaji dhjetor i vitit të kaluar ka filluar me intervistimin e komandantëve dhe përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri tash ka intervistuar rreth 20 persona.

Në dhjetor në zyret e saj në Prishtinë intervistoi Sokol Dobrunën i cili gjatë kohës së luftës e mbante pozitën e kryetarit të Gjykatës ushtarake të UCK-së. Ai deklaroi pas intervistimit se ishte pyetur për aktivitetin që kishte pasur si drejtuesi i gjykatës.

Në janar për në Hagë udhëtuan komandantii i Zonës Operative të Llapit, Rustem Mustafa e ai i Drenicës Sami Lushtaku. Të dy u intervistuan atje për aktivitetet e tyre.

Remi pas përfundimit të intervistimit tha se u intervistua në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.

Sami Lushtaku u intervistua me 16 janar nga Prokuroria Speciale në Hagë. Lushtaku është intervistuar nga Prokuroria në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Nazif Mehmeti, ish-epror ushtarak në zonën e Llapit, është intervistuar në muajin janar nga specialja për dy ditë me radhë në Prishtinë. Mehmeti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për kohën gjatë së cilës ka qenë në luftë.

Safet Syla kryetar i Zyrës së Veteranëve të UÇK-së për komunën e Shtimes, në muajin dhjetor për gjatë dy ditëve është intervistuar nga prokurorët e Specializuar pranë Gjykatës Speciale. Pas intervistimit tha se ishte përgjigjur në cilësinë e dëshmitarit për të gjitha detyrat dhe angazhimin e tij gjatë luftës.

Mahir Hasani komandant i UÇK-së, është intervistuar në fillim të muajit shkurt nga Specialja. Ai është mbrojtur në heshtje.

Sabahajdin Cena ish-pjestarë të UÇK-së, u intervistuar në fillim të janarit në zyret e prokurorit të Specializuar në Kosovë.

Remzi Shala ish komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe” është larguar nga Kosova duke mos iu përgjigjur ftesës nga Specialja.

Raimonda Rreci është gruaja e parë që është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në muajin dhjetor.

Lahi Ibrahimaj në fillim të muajit shkurt është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar . Ibrahimaj është ish-ushtari i radhës i UÇK-së, mirëpo nuk ka treguar në cfarë cilësie është intervistuar.

Blerim Kuçi deputet i AAK-së ka pasur fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, më datë 12 mars.

Isuf Gashi i njohur me nofkën “Baca i madh”, nga Rahoveci është intervistuar në muajin shkurt në zyrën e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Agim Kuçi, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë, është i ftuari i tjetër i Gjykata Speciale në Hagë. Ai duhet të paraqitet në në Hagë me 21 dhe 22 mars.

Faton Mehmetaj i cili ka qenë pjesë e inteligjencës së UÇK’së dhe pasluftës në TMK në fillim të muajit shkurt është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, me prejardhje nga Rahoveci, nga qytetarët e kësaj komune në fillim të marsit ishte përcjellë për në Hagë.

Related posts