Sot janë bërë 19 vjet nga themelimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ministri i Infrastrukturës, i cili është edhe nënkryetar i kësaj, Pal Lekaj, ka falënderuar të gjithë ata që kanë besuar në këtë parti për gjithë këto vite.
Postimi i plotë i Lekajt në llogarinë e vet në “Facebook”:
Një rrugëtim jo të lehtë e filluam 19 vjet më parë, me dëshirën më të madhe t’i sjellim këtij vendi më të mirën e mundshme.
Të prirë nga një njeri që sakrificën për atdhe nuk e ndali me luftën për çlirim, sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po shënon ditët më të suksesshme të qeverisjes.
Falemnderit të gjithë juve që besoni në AAK-në për 19 vjet rresht!
Nuk ndalemi!