Një tjetër aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Pas rrëzimit të helikopterit në New York, një tjetër avion është rrezuar në Nepal.
Sipas informacioneve të deritanishme që kanë dhënë mediat e huaja bëhet me dije se kanë qenë 75 veta në bord.
Sipas FOX News deri tani janë konfirmuar 38 të vdekur. Ndërsa mësohet se 23 të tjerë janë të plagosur dhe 10 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Deri tani, shtatëmbëdhjetë vetë në bord janë shpëtuar, thonë autoritetet por ende asgjë nuk është konfirmuar.
Fotot dhe videot e vendosura në mediat sociale treguan se tymi ngrihej nga një pistë aeroporti.
Aeroplani u identifikua në mediat lokale si S2-AGU, një Bombardier Dash 8 Q400, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.