970×90
970×90

Veseli : Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i vendit tonë

Veseli : Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i vendit tonë


Ka përfunduar takimi i liderëve shtetëror me Ekipin Negociator, ku është diskutuar për dialogun me Serbinë.

“Sot ftova krerët institucional dhe krerët e delegacionit, Ahmeti me arsye nuk ishte prezent, debati ishte pozitiv dhe konstruktiv” u shpreh kreu i Kuvendit Kadri Veseli. 

“Samiti ishte lajm i mirë jemi të vetëdijshëm për procesin historik që po kalon Kosova drejt Organizatës të Kombeve të Bashkuara, ne kemi një mandat para qytetareve shtetit tonë integritetin dhe sovranitet dhe e kemi kushteton dhe vendimmarrjen qe e kemi në Kuvend”

“E inkurajojmë dhe falënderojmë BE-në për fillimin e involvimit serioz në këtë proces historik në mënyrë të veçante ishte qëndrim i përbashkët i yni një nga shtetet mike për Kosovën dhe rolin më të fuqishëm global SHBA me këtë rast falënderojmë presidentin Trump, për iniciativat që ka pasur deri më tani”

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do jetë . Dhe nuk do flitet asnjëherë për shtetin dhe sovranitetin tonë, ne po flasim për obligimet që duhet marr Kosova si shtet ndaj qyteteve e fqinjëve, për ne me rëndësi është ky proces dhe do marrim pjesë në procese të tilla kudo qe ftohemi, qëllimi ynë është Kosova të jetë në OKB me sovranitet dhe integritet të pacenuar” shtoi Veseli.

Related posts