970×90
970×90

Pacolli: Kemi marrë mbështetje të fortë të Gjermanisë për vizat

Pacolli: Kemi marrë mbështetje të fortë të Gjermanisë për vizat


Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli sot ishte prezent në Komisionin Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Diasporën dhe Investimet Strategjike, ku informoj për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në muajt e fundit. 

Sipas Pacollit kjo ministri ka qenë mjaftë aktive duke promovuar qëllimet e politikës së jashtme të Kosovës. 

Ai përmes një postimi në facebook tha se kjo ministri ka kundërshtuar me shumë sukses kampanjën kampanjën dhe propagandën serbe kundër Kosovës”, kemi promovuar perspektivën tonë të integrimit evropian me fokus liberalizimin e vizave pasi kemi marrë kohët e fundit mbështetjen e fortë të Gjermanisë. Ne kemi vazhduar të zgjerojmë angazhimin tonë shumëpalësh me anëtarësimë te reja”, kishte shkruar ai. 

Ja status i plotë:

Kam marrë pjesë sot në Komisionin Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Diasporën dhe Investimet Strategjike ku i informova për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në muajt e fundit. Ne kemi qenë aktive për të promovuar qëllimet e politikës së jashtme të Kosovës anembanë botës dhe për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi ynë. Në një botë gjithnjë në ndryshim, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta bërë vendin tonë një anëtar të barabartë dhe të plotë të bashkësisë ndërkombëtare.

Kemi kundërshtuar me sukses kampanjën dhe propagandën serbe kundër Kosovës, kemi promovuar perspektivën tonë të integrimit evropian me fokus liberalizimin e vizave pasi kemi marrë kohët e fundit mbështetjen e fortë të Gjermanisë. Ne kemi vazhduar të zgjerojmë angazhimin tonë shumëpalësh me anëtarësimë te reja.

Related posts