970×90
970×90
970×90
970×90

Erë lufte mes Turqisë dhe Greqisë

Erë lufte mes Turqisë dhe Greqisë

Erë lufte në rajonin tonë, i cili duket se e meriton plotësisht shprehjen “fuçi baruti”. Kohët e fundit protagonistë janë shtetet e Greqisë dhe Turqisë, tensionet mes të cilave po shkojnë në kulm.
Me thirrje veçanërisht provokative dhe që shkaktojnë përsëri tension, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i është përgjigjur deklaratave të fundit të homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos, nëpërmejt një fjalimi të ashpër.

Fjalët e presidentit autokrat turk, të mbushura me fyerje dhe kërcënime për Greqinë, u thanë gjatë konferencës së partisë së tij në provincën Sakarya, pikërisht aty ku në vitin 1921 forcat turke kanë ndërprerë marshimin e ushtrisë greke drejt Ankarasë.

“Ata që duan të rifreskojnë kujtesën e tyre, le të shkojnë t’i hedhin një sy historisë së tyre të kohëve të fundit. Ata që hedhin fjalë më të mëdha sesa përmasat e trupit të tyre, para se të lexojnë përralla, le të lexojnë një libër të vërtetë historie. Le të mësojnë shumë mirë sesi shpëtuan pa u bërë peshk i kriposur në Sakarya dhe si i braktisën këto vende duke u hedhur në det. E thashë dhe e them përsëri: Nuk kemi asnjë synim për territoret dhe sovranitetin e askujt”, tha Erdogan.

Një javë më parë, nga zona e Pierias pranë Selanikut, presidenti grek Pavlopoulos, duke çuar një mesazh drejt Ankarasë kishte theksuar se, Greqia ia ka bërë mëse të qartë Turqisë bashkë me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n, se Traktati i Lozanës nuk lë asnjë boshllëk që mundëson ndryshimin e kufijve, e as nuk rishikohet apo riaktualizohet, dhe nuk krijon aspak zona të diskutueshme në detin Egje.

Related posts