970×90
970×90

Haradinaj: Urime liberalizimi i vizave!

Haradinaj: Urime liberalizimi i vizave!


Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka folur rreth detajeve për liberalizimin e vizave që u diskutuan në takimin e Berlinit.


Sipas tij, për ushtrinë ishte bindur sepse e kishte pritur në Amerikë sekretari Mike Pompeo, ndërkohë që tani po flet me siguri për liberalizim pasi e ka pritur ministri gjerman, Horst Seehofer.

“Ministri i jashtëm i Gjermanisë na ka prit e rrugës deri në takim na ka konfirmuar që kanë qëndrim dhe na kanë dhënë një po për liberalizimin e vizave. Ai na ka thënë po për vizat dhe ka kërkuar atu për atu autorizimin e personave. Fjalën e parë e ka thënë po dhe të dytën menjëherë. Liberalizimi i vizave është punë e kryer”, ka thënë Haradinaj, duke potencuar “urime liberalizimi”, ka thënë sot Haradinaj.

Sidoqoftë, lidhur me qëndrimin gjerman për vizat, Haradinaj dha detaje edhe ditën e takimit në Berling, ku e falenderoi Gjermaninë.

Ndryshe, kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për krijimin e Grupit Punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave./

Related posts