970×90
970×90

A u pajtua Kadri Veseli me Ramushin sot në Gllogjan

A u pajtua Kadri Veseli me Ramushin sot në Gllogjan

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj sot kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit Agim Selmanaj në Gllogjan.

Ata u bënë bashkë sërish pas disa muajve, pasi të njëjtit për herë të fundit i kishte bërë bashkë ministri Pal Lekaj, ku kishin ngrënë darkë së bashku në shtëpinë e këtij të fundit.

Dy liderët së fundmi janë parë teksa takohen vetëm në përkujtime të rënies së dëshmorëve dhe të masakrave të kryera 20 vjet më parë, por jo edhe si partnerë të koalicionit që duhet të flasin për qeverisjen. 

E sot, Veseli, pas homazheve ka qëndruar në shtëpinë e kryeministrit Haradinaj në Gllogjan.

Ditë më parë, Haradinaj kishte thënë se nuk ka pasur takime pune prej kohësh me kryeparlamentarin Veseli.

Ndërkaq në një video të publikuar nga Kryeministri Haradinaj, ai shihet gjatë gjithë kohës në komunikim me kryeparlamentarin Veseli. /gazetametro.net

Related posts