970×90
970×90

Vizita e Kadri Veselit në Gllogjan dhe ritakimi me Haradinajn pas disa muajve

Vizita e Kadri Veselit në Gllogjan dhe ritakimi me Haradinajn pas disa muajve


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan.

Kjo në shenjë nderimi të heroit Agim Selmanaj, me rastin e 20 vjetorit të rënies së tij.

Ai në Gllogjan është pritur edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj, me të cilin muajve të fundit nuk është parë bashkë.

Se kanë mospjatime ndërmjet vete dhe se nuk janë takuar një kohë të gjatë, e pati thënë ditë më parë edhe kryeministri Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Veseli nuk u pa krah Haradinajt as në shënimin e 21 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit e cila më 24 mars u mbajt në Gllogjan.

Aty u pa presidenti Hashim Thaçi, i cili deri atëherë konsiderohej se kishte mospajtime të thella me Haradinajn, sidomos sa i përket idesë së korrigjimit apo të shkëmbimit të territorit me Serbinë.

Vizita sot në Gllogjan e kryeparlamentarit Haradinajn mund të shihen edhe si pikë kthese në raportet e dy liderëve të koalicionit PAN.

Ajo që dihet është fakti se Veseli angazhohet për pezullimin taksës ndaj mallrave serbe në mënyrë që t’i jepet mundësi rifillimit të dialogut me Serbinë. Në anën tjetër, Haradinaj është kategorikisht kundër pezullimit të taksës.

I të njëjtit mendim është edhe presidenti Thaçi, i cili dje dhe sot ka thënë se taksa duhet të mbetet dhe se dialogu duhet të vazhdojë pa kushte

Related posts