
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro.
Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.