Megjithëse 5 muaj gjithsej larg eventit të shtatorit, një analist teknologjik ka arritur të marrë disa pamje ekskluzive të modelit ‘iPhone 11 Max’.
Sipas Ming-Chi Kuo, seritë e iPhone 11 do të karakterizohen me përditësime progresive të kamerës, ndërsa do veçohet seria iPhone 11R me kamerën prapa me një lente, gjersa ajo e përparme do posedojë dy sosh, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu ka pohuar se seritë në fjalë, iPhone 11, 11 Max dhe 11R, do kenë dizajn në pamje të akullit në pjesën e prapme.
Madje, qëndrojnë supozime se modelet e ardhshme nga smartfonët ‘iPhone’ të kompanisë ‘Apple’ do kenë kapacitet më të madh të baterisë, që përkthehet në reduktim të nevojës së mbushjes së telefonave më shpesh se një herë në ditë.
Krahas analistit, një përdorues i Tëitter ka bërë të ditur edhe disa fotografi të versioneve finale të serive të reja.
Supozohet se modelet e reja të ‘iPhone’ do të lansohen në shtator të këtij viti, në eventin e ‘Apple’, i cili njihet tradicionalisht si eventi më i madh i kompanisë teknologjike përgjatë vitit.