
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, me aeroplanin e këtij të fundit janë nisur drejt Berlinit, ku nesër kancelarja Merkel dhe presidenti Macron do të takohen me tërë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Një foto që ka sigurur Indeksonline, presidenti Thaçi shihet i veshur më sportiv pasi ka mbathur një parë patika, kurse kryeministri shqiptar Rama më serioz dhe ka mbathur këpucë, sigurisht kjo mund të duket për dikë një çudi duke ditur mënyrën se si vishet shpesh Rama ku bëhet jo pak zhurmë në publik, shkruan Reporteri.net.
Si duket ky udhëtim i përbashkët me një aeroplan është edhe mesazh i unifikimit kombëtar për samitin e nesërm në Berlin.