970×90
970×90

Neymar dhe Hazard shokë skuadre tek Real Madrid? Ja çfarë thotë Zidane

Neymar dhe Hazard shokë skuadre tek Real Madrid? Ja çfarë thotë Zidane


Hazard është dëshira kryesore e Real Madrid për afatin kalimtar të verës, dhe sipas medieve spanjolle, kjo gjë do të zyrtarizohet përfundimisht verës.

Me këto thashetheme, mediet spanjolle kanë pyetur trajnerin Zinedine Zidane nëse ekziston mundësia që dyshja të luajnë krahë njëri tjetrit nën  ngjyrat e Real Madrid.

Trajneri francez nuk ka refuzuar asgjë, duke lënë gjithçka të hapur, me argumentin se të gjithë duan të luajnë tek Reali.

“Po. Shumë lojtarë duan të vijnë këtu për të luajtur me Real Madrid, por të shohim se çfarë ndodh e ardhmja” ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“A do të kem fuqinë për të vendosur për ndonjë transferim? Jo. Unë nuk jam shefi as në shtëpinë time. Aty ka njerëz që janë shumë të rëndësishëm për klubin të cilët ndihmojnë në vendimet” ka shtuar tutje ai.

“Ideja jonë është që të forcojmë sulmin për sezonin e ardhshëm për sezonin e ardhshëm. Të shohim se çfarë mund të bëjmë” ka thënë tutje ai, i pyetur për Neymar e Hazard.

Real Madrid ka pasur një sezon të dështuar këtë edicion, duke përfunduar pa asnjë trofe, duke përfunduar edhe jashtë vendit të dytë në La Liga. 

Related posts