
Problemin me shtratin e lumit Erenik në Junik, po besojnë se do ta zgjidhin në Prishtinë.
Prandaj, kryetari i komunës perëndimore erdhi të premten në kryeqytet, për ta dorëzuar një peticion në kryeministri, me të cilin kundërshtohet vendimi i ministrisë së ambientit që është marrë një vit më parë.
Në të njëjtin, sipas kryetarit Agron Kuqi, lejohej ndryshimi i kahjes së lumit Erenik, me arsyetimin se duhet të furnizohen me ujë disa fshatra të Gjakovës.
Kronikë nga Qëndresa Bellagoshi.