970×90
970×90
970×90
970×90

Ministria e Financave tregon se çfarë duhet të bëjë SBASHK-u për kompensimin e mësimdhënësve të viteve 90-ta

Ministria e Financave tregon se çfarë duhet të bëjë SBASHK-u për kompensimin e mësimdhënësve të viteve 90-ta

Ministria e Financave (MF) për hir të korrektësisë informon dhe sqaron të gjithë punëtoret e arsimit dhe opinionin publik se sa i përket çështjes së Ligji mbi Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 1990-ta e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lart brenda Ministrisë së Financave me qëllim e vetëm që t’i jepet mbështetje realizmit të gjitha të drejtave që dalin nga ky Projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip në Kosovë për vitet e 1990-ta.

“Për këtë qëllim, ditën e premte me datën 09 mars 2018, Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur në takim Kryetarin e SBASHK-ut me stafin e tij, ku gjatë takimit i ka informuar që Ministria e Financave mbështet kërkesat dhe Projektligjin, por projekligjin për të procedur tutje duhet të respekohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siq e përcaktohet në nenin 18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018 me Nr. 06/L-020 dhe nenin 26 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit me Nr. 03/L-048, ku thuhet shprehimisht se asnjë Ministri apo cili do institucion tjetër nuk mund të procedoj në Qeveri apo në Kuvend asnjë inciative të re apo të propozoj projektligj për aprovim nëse nuk e ka të zgjidhur paraprakisht çështjen e implikimeve financiare për vitin fiskal përkatësisht nuk është paraparë në kuadër të tabelave të Ligjit të Buxhetit”, thuhet në njoftimin e MF-së, transmeton Telegrafi.

Related posts