970×90
970×90
970×90
970×90

Ky është plani i Merkelit për Thaçin dhe Vuçiqin

Ky është plani i Merkelit për Thaçin dhe Vuçiqin


Edhe Serbia edhe Kosova do të jenë nën presion të madh në takimin e “madh” të Berlinit, pasi që BE-ja ka plan ambicioz që lidhet me Kosovën.

Kështu shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”. 

Sipas kësaj gazete, në takimin e Berlinit, në të cilin do të marrin pjesë Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçi, Ana Bërnabiq dhe Ramush Haradinaj dhe i cili do të mbahet më 29 prill, pritet t’ju bëhen presione të dyja palëve, pasi që zyrtarët evropianë e kanë të qartë qëllimin – që deri në muajin tetor, respektivisht formimin e Komisionit të ri Evropian, ta vendos pikën në dialogun Beograd-Prishtinë, transmeton Ballkani.info. 

Edhe pse ka pasur spekulime që Gjermania dhe Franca, liderët e të cilave janë nikoqir të këtij takimi, në këtë mënyrë dëshirojnë që nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ta marrin primatin e dialogut, burime të “Novostit” theksojnë se nuk bëhet fjalë për ndarje ndërmjet Brukselit, Berlinit dhe Parisit dhe se në këtë takim qëllimi i të gjithëve është i njëjtë.

Ideja për korrigjimin e kufijve, ashtu siç dihet tashmë, më nuk është aktuale, por sipas burimeve të kësaj gazete, vetëm pjesërisht. 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është kundër çfarëdo ndryshimi kufijsh, nëse kjo ka të bënë me pjesë territoriale në të cilat ka banorë.

Korrigjimi të vogla, kur bëhet fjalë për rajone të papopulluara, shkruan “Novosti”, mund të merren parasysh. 

Related posts